×
  • Lajme
  • Lajme

    Një grua e infektuar me COVID-19 në Vushtrri thyen masën e izolimit, kapet nga Policia

    Insajderi
    07 July 2020 - 07:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrëmë në Vushtrri rreth orës 19:40, njësitet policore kanë vërejtur një grua kosovare e infektuar me COVID-19, e cila kishte thyer masën e izolimit dhe kishte dalë në rrugë.

    Kjo u bë e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, ku kjo vepër u cilësua ‘përhapje e sëmundjeve ngjitëse’, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarës është iniciuar procedurë penale.

    “Raportohet se njësiti policor gjatë patrullimit ka vërejtur të dyshuarën femër kosovare e infektuar me virusin Covid-19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarës është iniciuar procedure penale dhe e njëjta do të intervistohet kur të kalojë periudha kohore e përcaktuar nga IKSHPK-ja”, thuhet në raportin e PK-së./ Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark