×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj në orën 13:00 mbanë konferencë për media

    Insajderi
    07 July 2020 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në ora 13:00 do të zhvillojë një konferencë për media.

    Ende nuk dihet se cila do të jetë tema e diskutimit.

    Megjithatë, kjo javë po del të jetë dinamike sa i përket situatës me pandeminë Covid-19. Mbrëmë është shënuar numri më i madh i rasteve të paraqitura me Covid-19 në Kosovë.

    195 raste positive u konfirmuan.

    Nuk dihet ende nëse ministri do të flasë edhe për 6 vdekjet e dyshimta që ndodhën të dielën në Klinikën e Infketive.

    “Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për media të Ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj, që mbahet sot  (e martë) më 7 korrik 2020, duke filluar nga ora 13:00, në Ministri të Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark