×
  • Sport
  • Sport

    A do lejohet pirja e alkoolit në Kupën e Botës 2034 që pritet të mbahet në Arabinë Saudite!?

    Insajderi
    31 October 2023 - 19:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Arabia Saudite ka marrë një vendim nëse do të vendosë një ndalim të alkoolit për Kupën e Botës 2034, e cila do të zhvillohet në shtetin e Gjirit.

    Për të qenë nikoqir të eventit më të madh botëror në futboll, Arabia Saudite mposhti konkurrencën e Australisë të cilët kishin shprehur gjithashtu interesimin për të marrë epitetin e shtetit mikpritës.

    Një pjesë e madhe e tifozëve të Anglisë do të jenë të lumtur të dëgjojnë se tifozët e futbollit supozohet se do të lejohen të pinë alkool në Arabinë Saudite.

    Sipas të The Sun, ndërsa vendi me shumicë myslimane e parandalon me ligj shitjen dhe konsumimin e alkoolit, do të lejojnë shitjen e pijeve alkoolike në hotele dhe ‘zona tifozësh’ të kufizuar.

    Zakonisht, të huajt që kapen duke pirë alkool në Arabinë Saudite mund të përballen me dënime të ndryshme që variojnë nga  gjobat, burgimi dhe dëbimi.

    Megjithatë, shteti arab duket se e ka ndërruar qëndrimin e tyre me perspektivën e organizimit të Kupës së Botës 2034.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark