×
  • Showbiz
  • Show

    A do ta ndajnë çmimin nëse Efi fiton BBVA? Mikela zbulon si qëndron e vërteta

    Insajderi
    05 May 2023 - 12:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mikela Pupa dhe Gerti Koxha, dy ish-banorë të “Big Brother VIP”, të ftuar në “Wake Up”, kanë dhënë mendimet e tyre për katër finalistët.

    Ashtu si Mikela edhe Gerti, mendojnë se Efi Dhedhes është lojtarja më e fortë pas Luiz Ejllit.

    Mikela gjithashtu është shprehur shumë e lumtur dhe krenare për Efin që ndodhet në finale. E pyetur nga Gerti nëse Efi do fitojë a do e ndajnë bashkë çmimin, Mikela shprehet se nuk i tregojnë të gjithë gjërat, duke preferuar të heshtë.

    “Jam shumë krenare për qëndrimin që ka patur dhe si i ka  menaxhuar gjerat brenda në shtëpi. Ka pasur uljet dhe ngritjet e saj, por unë them me plot gojë që ia ka dalë  edhe e shikoj n dyshen finale, me shpresën për fitore”, tha ish-banorja e BB VIP.

    Ndërsa kur i drejtuan pyetjen ‘ju hytë bashkë Mikela në shtëpinë e “Big Brother”, ajo u përgjigj:

    “Jam shumë e lumtur, ne plotësonim njëra-tjetrën, ne ishim një personazh dhe gjysma ime është akoma aty në finale. Kjo për mua është gjëja më e mirë”.

    Duke qeshur ndërhyn Gerti i cili e pyet “Domethënë në qoftë se fiton Efi merr 25 mijë euro?”.

    “Tani nuk i tregojmë këto, i kemi për vete”, tha Mikela Pupa.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark