×
  • Sport
  • Sport

    A do ta prezantonte ‘Topin e Artë’ në “Parc des Princes”? Kjo është përgjigjja e Lionel Messi-t

    Insajderi
    31 October 2023 - 20:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lionel Messi nuk është i interesuar ta prezantoj trofeun e Topit të Artë në stadiumin e Paris Saint-Germain, Parc des Princes, pasi raportet dhe ndarja me klubin dhe tifozët nuk ishte më e mira.

    Ylli argjentinas fitoi çmimin e Topit të Artë për herë të tretë në karrierë gjatë ceremonisë së organizuar të hënën mbrëma nga France Football në Paris.

    Meqenëse gjendet në Paris, gazetarët e pyeten Messin nëse do donte ta prezantonte trofeun para tifozëve të PSG-së, ku luajti në dy sezonet e fundit.

    Megjithatë, sulmuesi argjentinas u tregua politikan në përgjigjen e tij, duke mohuar me stil diçka të tillë.

    “Nuk jam i sigurt se parisianët duan që unë të prezantoj Topin e Artë në Parc des Princes”, ka thënë Messi pasi fitoi çmimin e tij të tetë.

    Mjaft e drejtë. Nuk ka kuptim që argjentinasi të qëndrojë në Paris për më gjatë – tifozët e PSG-së kurrë nuk i ishin vërtet mirënjohës atij.

    Messi as që i përmendi parisienët si ish-klubin e tij gjatë fjalimit të tij. Argjentinasi thjesht shijon jetën me Inter Miamin dhe Argjentinën.

    36-vjeçari shënoi 32 gola dhe dha 35 asistime në dy sezone me Paris Saint-Germain.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark