×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    A do të formohet Policia e kryeqytetit – deklarohet Rama

    Insajderi
    04 May 2023 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se në kryeqytet po formohet Drejtoria e Policisë.

    Rama dha këtë lajm pas takimit me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

    Më në fund, qytetarët e kryeqytetit do të kenë Drejtorinë e Policisë së Kryeqytetit. Sot takova Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dhe bashkëpunëtorët e tij. Takimi, përveç se ishte njoftues me Drejtorin e ri, kishte edhe një qëllim jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kryeqytetin dhe qytetarët tanë, pra formimin e kësaj Drejtorie. Kjo strukturë do të jetë në shërbim të qytetarëve, dhe do të ndihmojë në adresimin e çështjeve të sigurisë në kryeqytet”, ka shkruar Rama në Facebook.

    Tutje, ai tha se rendi dhe siguria e qytetarëve është prioritet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark