×
  • Sport
  • Sport

    A do të largohet Ronaldo nga Kombëtarja? Ylli portugez….

    Insajderi
    08 December 2022 - 19:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Cristiano Ronaldo mohon zyrtarisht zërat se ishte pranë largimit nga kombëtarja në momentin që trajneri Fernando Santos vendosi ta ulë në stol për sfidën e 1/8-tave ndaj Zvicrës.

    Sulmuesi thekson se asgjë nga ato që janë shkruar në media nuk janë të vërteta ndërsa shton se grupi i kombëtares është shumë i bashkuar për t’u përçarë nga lajme të pavlera.

    “Ky grup është shumë i bashkuar për t’u përçarë nga forca të jashtme. Jemi një komb shumë i guximshëm dhe nuk intimidohemi nga kundërshtarët. Këtu bëhet fjalë për një skuadër të vërtetë e cila do të luftojë për ëndrrën e saj deri në fund”, u shpreh Ronaldo.

    Në këtë formë, Ronaldo kërkon të shfaqet edhe njëherë lider i Portugalisë edhe në çështjet jashtë fushës së blertë, teksa kapiteni synon të ruajë harmoninë e grupit dhe të vendosë kombëtaren para dëshirës personale për të luajtur në çdo ndeshje të Botërorit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark