×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të mbahen dasmat sivjet? – flasin nga Ministria e Shëndetësisë

    Insajderi
    09 June 2020 - 09:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Që nga 30 prilli kur Ministria e Shëndetësisë prezantoi një plan me tri faza të hapjes së ekonomisë cili ahengjet i pozicionoi në fazën e tretë që ka nisur në fillim të këtij muaji, nuk ka më ndonjë njoftim nga ky institucion se a do të lejohet mbajtja e tyre apo jo.

    Ndonëse qershori ka qenë muaji i cili rivlerëson situatën me COVID-19 për mbajtjen e ahengjeve, në Ministrinë e Shëndetësisë nuk kanë marr ende ndonjë rekomandim nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në lidhje me këtë, për Insajderin, ka folur edhe zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti.

    Ai tha se kjo çështje ka mbetur sipas planit për hapje graduale.

    “Çështja e ahengjeve ka mbetur sipas Planit për hapje graduale të rivlerësohet tani në qershor. Vendimi për to do të merret bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së”, i ka thënë ai shkurt Insajderit.

    Ndërkohë, për mos lejimin e ahengjeve kanë reaguar shumë artisë, pronar të restoranteve e biznese të tjera që varen nga to.

    Më i zëshmi ndër artistët ka qenë këngëtari Labinot Tahiri.

    Ai po ashtu pati paralajmëruar protestë nëse Qeveria nuk e lejon mbajtjen e ahengjeve.

    “Ta merrni seriozisht këtë çështje se do të thërras protesta dhe jo hajgare protesta sepse unë nuk vrapoj për protesta të partive por për jetën e qytetarëve. A e dini se afro 30.000 punëtor staf mbesin pa punë sa i përket restoranteve kush ju jep para për muajt që i humbin? Uroj që Estrada është e gatshme të reagoj dhe pronarët e restoranteve dhe të diskotekave!”, kishte shkruar Labi.

    Ndërkohë, shumë artistë kishin përkrahur Labin në këtë deklaratë. Ndërsa kishte pasur nga ata që edhe nuk u pajtuan me të dhe me idenë e tij.

    Po ashtu, së fundmi këngëtari Afrim Muqiqi, ka thënë se dasmat nuk guxojnë të mos mbahen, duke u bazuar në atë se sipas tij, buxheti i Kosovës mbushet pikërisht nga mbajtja e dasmave./ Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark