×
Green

A e dini se për tretjen e një pice ju duhen 4 orë ecje

Insajderi
13 December 2019 - 19:48
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hulumtuesit sugjerojnë, që në paketimet e ushqimeve duhet të shkruhet se sa kohë dhe ushtrime fizike duhet të bëjë një person, që t’i djegë kaloritë e atij produkti, shkruan BBC.

“Njerëzit duhet të informohen që të duhen 4 orë ecje për t’i djegur kaloritë e një pice, apo 22 minuta për t’i djegur kaloritë e një copëze çokollatë”, janë shprehur hulumtuesit.

Sipas tyre, nëse prodhuesit do ta bënin këtë gjë, atëherë njerëzit do të inkurajoheshin që të hanin sa më shëndetshëm dhe do të hiqnin dorë më lehtë nga ushqimet e këqija për shëndetin.

Sipas studiuesve nga Universiteti Loughborough, të cilët kanë analizuar informacionet e 14 studimeve të mëparshme, nëse kjo gjë do të bëhej, atëherë do të shkurtoheshin 200 kalori nga doza ditore e kalorive që njerëzit zakonisht i marrin.

Duke marrë parasysh rritjen e numrit të personave me mbipeshë, edhe ekspertët e shëndetësisë thonë se nëse prodhuesit do të ceknin sa kohë merr një ushqim të tretet plotësisht, atëherë edhe numri i personave obezë do të pësonte rënie.

“Ne e dimë se shumë njerëz përballen me çrregullime të ngrënies, prandaj informimi i saktë i tyre rreth kalorive dhe kohës, që ju duhet atyre që t’i djegin ushqimet, do të zvogëlonte rrezikun e këtyre çrregullimeve”.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark