×
  • Sport
  • Sport

    A e vërshëllyen ‘Dardanët’ himnin e Izraelit? Ja çfarë thotë Lulzim Berisha

    Insajderi
    12 November 2023 - 23:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i ‘Dardanëve’, Lulzim Berisha, ka thënë se ‘Dardanët’ nuk e kanë vërshelluar himnin e Izraelit

    Ai ka thënë në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini se vetëm disa individë e kanë vërshëlluar himin e Izraelit, para ndeshjes me Kosovën.

    ”Nuk mundesh ta quash që është vërshëllimë, pasi përbëjnë pesë deri në dhjetë veta në maksimum. Nuk mundesh me e thirrë një popull, të përcaktohen me dhjetë veta. Ndoshta bëhet edhe hit kjo video, te pjesa e ‘Dardanëve’, në pjesën perëndimore dhe te VIP nuk e vërshëllen askush. Është një lojë futbolli ku nuk duhet të ndërhyjë politika. Nuk jemi ne që e përcaktojmë a është fajtor Palestina apo Izraeli,” tha ai.

    Ndryshe, Kosova ka fituar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me rezultat 1-0.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark