×
Green

A është i lidhur përdorimi i kanabisit me kancerin

Insajderi
10 December 2019 - 15:44
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Derisa përdorimi i marijuanës është duke u rritur në ShBA, hulumtuesit janë duke bërë kërkime nëse kjo substancë është e lidhur me rritjen e rrezikut të zhvillimit të kancerit, shkruan Medical News.

Marijuana është një nga substancat më të përdorura në ShBA. Një në shtatë njerëz kanë raportuar, që e përdorin këtë substancë.

Në studimin e publikuar në JAMA Network Open, ekipi i shkencëtarëve kanë konstatuar se kanabisi përmban të njëjtat substanca karciogjenike sikurse cigaret elektronike.

“Marijuana përmban të njëjtat substanca kancerogjene, duke përfshirë gazrat toksike, disa forma reaktive të oksigjenit si dhe hidrokarbure policiklike, siç janë fenolet, të cilat janë të njëjta me ato që janë gjetur tek cigaret elektronike”, tha Dr. Mehrnaz Ghasemiesfe, autor i studimit.

Llojet e kancerit, që kanë qenë të lidhura me konsumimin e marijuanës janë: kanceri i mushkërive, i qafës, uro gjenital si dhe disa lloje të tjera të kancerit.

Ky studim kishte disa kufizime, prandaj studime të tjera janë të nevojshme, për të konfirmuar lidhshmërinë e marijuanës dhe kancerit.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark