×
  • Lajme
  • Insajderi

    A iu lejua PSD-së të protestojë pas fillimit të orës policore? Tregon Dardan Molliqaj

    Insajderi
    07 April 2021 - 22:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Sociale Demokratike (PSD), Dardan Molliqaj është deklaruar në media pas aksionit të tyre të sontëm, ku vizatuan fytyrën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia me një mbishkrim ‘Dr.Hipokriti’.

    Molliqaj tha se nuk kanë marrë përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme që të lejohet zhvillimi i aktivitetit të tyre politik.

    “Ne besojmë në konevetën e të drejtave të njeriut, që garanton të drejtën e asocimit. Në radhë të dytë, PDS ka bo kërkesë në MPB për leje të aktivitetit të stafit të saj politik. Nga Qeveria Kurti 2, nuk kemi marrë përgjigje, do të duhej të kishimin një përgjigje nga MPB që aktivetete politike që janë të rëndësishme, të marrim leje.

    Për  këtë arsye në mënyrë simbolike pa rrezikuar jetën askujt, nuk jemi të papërgjegjshëm që të rrezikohet jeta e qytetarit, por në anën tjetër nuk guxojmë të mos e shprehim alarmin”, tha Molliqaj.

    Madje ai u prit edhe nga policët e Kosovës, të cilët e mbikqyrën aksionin e tyre politik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark