×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    A ka pasur presion Agjencia për Informim dhe Privatësi që të mos shqiptojë gjoba për personat me ndikim?

    Insajderi
    09 August 2022 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Agjencia për Informim dhe Privatësi ka shqiptuar tri gjoba për moszbatim të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, fushë kjo të cilin e mbikëqyrë ky institucion.

    Por, a ka pasur presion AIP për të mos i dënuar personat me ndikim, ka zbuluar për Gazetën Insajderi Krenare Sogojeva-Dermaku.

    “Ligji për qasje në dokumente publike trajton obligimin e institucioneve dhe të drejtat e qytetarëve në raport me qasjen në dokumente publike, gjithnjë nëse ato nuk përjashtohen mbi bazën e të njëjtit Ligj, e jo pozita dhe persona”, ka thënë Sogojeva-Dermaku.

    “Andaj, Agjencia për Informim dhe Privatësi mbikëqyrë zbatimin e këtij Ligji dhe mbi bazën e autorizimeve ligjore vendos mbi ankesën e secilit qytetar ndaj secilit institucion në mënyrë të pavarur”, tha drejtuesja e AIP për Gazetën Insajderi.

    Krenare Sogojeva-Dermaku, komisionerja e AIP | Foto: AIP/Facebook

    Rasti i Insajderit, dhe gjoba 13 mijë euro kundër MPJ-së

    Shteti është pajtuar që në këmbim të fshehjes së faturave të shpenzimeve të udhëtimit të Prindon Sadriut, në destinacionin Kosovë – Maqedoni, të paguajë 13 mijë euro gjobë.

    Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, as pas katë muajsh që kur Gazeta Insajderi ka kërkuar qasje në shpenzimet e Prindon Sadriut që paguhen me taksat e qytetarëve, nuk ka lejuar që ato të bëhen publike. Kjo ministri, ku punon e nga ku merr pagë Sadriu, i kaloi të gjitha afat ligjore për qasje në dokumentet publike.

    Pasiqë MPJ nuk i ofroi këto fatura, Gazeta Insajderi u ankua në Agjencinë për Informim dhe Privatësi, e cila nxorri një vendim me 2 qershor, duke e obliguar atë që brenda 7 ditësh t’ia jap faturat gazetës.

    Ministria e Punëve të Jashtme nuk e përfilli fare vendimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi. Si rrjedhojë e kësaj, AIP me 1 korrik e gjobiti me 3 mijë euro fillimisht.

    “Shqiptohet gjobë ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për moszbatimin e vendimit të datës 02.06.2022 në shumën prej 3 mijë euro për heshtje ndaj kërkesës për qasje në dokumentet publike”.

    Pasi që përsëri ministria e Gërvallës heshti, Agjencia shqiptoi edhe gjobën e dytë.

    “Shqiptohet gjobë për moszbatim të vendimit të datës 02.06.2022 në shumën prej 10 mijë euro për pamundësinë e realizimit tët  të drejtës për qasje në dokumentet publike”, thuhet në vendimin e 22 korrikut të AIP-as.

    Agjencia e obligon MPJ-në që brenda 30 ditësh të paguaj totalin e gjobës prej 13 mije eurosh, shkruan Gazeta Insajderi.

    Beteja 4 mujore e Gazetës Insajderi, për zbulimin e hargjimeve të shtetit për Sadriun

    Prindon Sadriu, bashkëshorti i Prsidentes Vjosa Osmani, që e mbante pozitën e zëvendësshefit të misionit diplomatik në Shkup, më 2 mars të viti 2020, kishe kërkuar nga Ambasadori i Kosovës në atëkohë Gjergj Dedajt, që t’ia ofronte mundësinë e shfrytëzimit të karburantit përmes procedurave të ambasadës.

    Në kërkesë e specifikonte se dëshironte shfrytëzimin e karburanteve nga shteti deri në gjetjen e një banese për akomodim, siç thoshte ai deri në përmbylljen e procedurave të akomodimit, sipas specifikave familjare, por edhe të sigurisë.

    Kjo kërkesëe tij, ishte aprovuar nga Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të MPJ-së me 2 mars 2020.

    Mirëpo asnjëherë publikisht Sadriu nuk tregoi se a gjeti banesë dhe sa gjatë Ministria e Punëve të Jashtme i ka paguar atij për karburante.

    Lidhur me këtë çështje, Gazeta Insajderi me 15 shkurt të këtij viti, kishte bërë kërkesë zyrtare për qasje në dokumentet publike, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, duke kërkuar faturat e shpenzimeve të diplomatit Prindon Sadriu për karburante.

    Pavarësisht që është e obliguar me ligj që të ofroj dokumentet, Ministria e Punëve të Jashtme që drejtohet nga Donika Gërvalla, nuk i ka ofruar këto fatura për Gazetën Insajderin.

    Në muajin maj Insajderi, lidhur me rastin dërgoi ankesë në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.

    Ky agjencion në fillim të qershorit mori vendimin përmes së cilit MPJ obligohej që brenda shtatë ditësh t`i ofronte gazetës faturat e shpenzimeve të Sadriut. As pas kalimit të këtij afatit MPJ nuk i dha faturat.

    Në fillim të muaji korrik Agjencia e gjobiti me 3 mijë euro për heshje ndaj kërkesës dhe obligimit që brenda shtatë ditësh t`i dërgonte faturat gazetës.

    Pavarësisht kësaj shteti prap nuk u zbraps nga përpjekja për favorizimin e burrit të presidentes duke mos ofruar dokumenetet e shpenzimeve të tij, shkruan Gazeta Insajderi.

    Agjenci për Informim dhe Privatësi, e gjobiti për herë të dytë Ministrinë e Punëve të Jashtme me gjobën e dytë prej 10 mijë euro.

    “Agjenci për Informim dhe Privatësi duke vënë re qasjen mospërfillëse të këtij insitucioni publik, është detyruar të vazhdojë me hapin e radhës të shqyrtimit të kësaj ankesë, duke nxjerrë vendimin, përmes së cilit i shqiptohet gjobë insitucionit publik në fjalë, shuma e së cilës arrinë në 13 mijë euro”, thuhet në vendimin e AIP.

    P.S. Intervistën e plotë të Krenare Sogojeva-Dermaku dhënë për Gazetën Insajderi mund ta lexoni në fundjavë.

    Shiko edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark