×
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    A kemi rezerva shtetërore?-Qeveria nuk gëzon popullin me përgjigje pozitive

    Insajderi
    25 January 2022 - 18:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në rast të krizave të mëdha, siç është lufta apo edhe fatkeqësi të mëdha natyrore (sikur tërmeti i tmerrshëm në Shqipëri), Kosova prej vitit 2012 ka filluar grumbullimin e rezervave shtetërore për qytetarët e saj.

    Rezervat shtetërore janë më se të domosdoshme, pasi në rast të ndonjë situate të jashtëzakonshme, brenda pak ditëve vendi mund të mbetet pa produktet elementare.

    Mirëpo, në draftin në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) nuk kanë treguar për sa ditë ka rezerva shtetërore Kosova dhe nevojat e sa mijë banorëve mund t’i mbulojë.

    Në këtë institucion tregojnë vetëm se rezervat shtetërore të Kosovës përbëhen nga disa produkte të ndryshme.

    “Rezervat shtetërore të mallrave përbëhen nga disa produkte, të cilat kemi konsideruar se janë të rëndësishme për momentin fillestar, që të krijohen. Në bazë të planit strategjik dhe programit vjetor për rezervat shtetërore të mallrave, kriter për përcaktimin e sasisë merret numri i popullatës, e cila mund të preket nga ndonjë fatkeqësi dhe lloji i produktit, ku shteti i ndan sipas prioriteteve të tyre dhe fuqisë ekonomike”.

    Selatin Kaçaniku, udhëheqës i Organizatës joqeveritare “Konsumatori” në një prononcim për Insajderin thotë se rezervat duhet të jenë në proporcion me numrin e banorëve të Kosovës, pasi rezervat aktuale nuk mjaftojnë as për dy orë.

    “Nuk mjaftojnë as nga aspekti i gamës as nga aspekti sasior i tyre ! Reyervat shtetërore kanë vetëm emrin dhe obligimin e përmbushjes së obligimit kushtetues e ligjor, si dhe obligimit ndaj BE-së e cila po përpiqet që t i shtyej disa procese përpara. Por, si kujdes ndaj qytetarit dhe të familjes konsumatore taksapaguese – është tejet larg që të jetë në nivel të mandatit që i takon”.

    Kaçaniku hedh dyshime tek Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës sa i përket rezervave të shtetit.

    ” Rezervat e Shtetit deri më tani nuk e kanë arsyetuar vehten. Rezervat e Shtetit nuk mjaftojnë as për 2 orë për 20.000 qytetarë e familje konsumatore, ndërsa numri i atyre të klasifikuar si të varfër ose që jetojnë në varfëri të skajshme është mbi 500.000 ?! Mungesa e transparencës, e llogaridhënies dhe e ndarjes së përgjegjsive e bëjnë të dyshimtë jo vetëm Departamentin por edhe MINT-in, Kuvendin dhe Qeverinë. Mospërdorimi i Rezervave të Shtetit në ditë krize e emergjencash, ndërsa përpiqen të na bindin se i kemi dhe se i kemi në sasi të mjafteshme, është për çdo kritikë”.

    E njohësi i ekonomisë, Musa Limani, tregon për Insajderin se Kosova është e obligueshme të ketë rezerva shtetore

    “Kosova, si cdo shtet eshte e oblgueshme te kete rezerva shteterore, me te cilat duhet te intervenoje ne rastet e fatkeqesive elementare natyrere, vershimeve, termeteve, rritjes se cmimeve”.

    Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje Ministrisë se Brendshme për ta pyetur rreth rezervave shtetërore, por qe nuk kane kthyer përgjigje.

    Ministrja e Indrustrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e ka pranuar se ka gënjyer qytetarët për rezervat shtetërore të miellit, kur kishte marrë detyrën në Qeverinë Kurti I.

    “Është rritur çmimi i miellit, por nëse ju tregoj nga përvoja që kisha si ministre në mandatin i parë… Ne kemi gjetur rezerva shtetërore për vetëm tre ditë. Është dashur t’i bind qytetarët se kemi pas rezerva, por nuk kemi pasur”, ka thënë ministrja Hajdari./BesartaKalaja/ Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark