×
  • Lajme
  • Insajderi

    A mund të ketë koalicion në mes VV-së dhe LDK-së? – Flet Hoti

    Insajderi
    15 January 2021 - 20:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, njëherësh kandidat i LDK’së për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, tha se LDK është e mobilizuar më shumë se kurrë për të fituar këto zgjedhje me ofertën më të besueshme zgjedhore.

    Hoti nuk e përjashton mundësinë e ndonjë koalicioni pas-zgjedhor as më Lëvizjen Vetëvendosje.

    “Për koalicione pas zgjedhore do të flasim pas zgjedhjeve”, thotë Hoti.

    “Nuk kemi vija të kuqe sepse vijat e kuqe i vendosin vetëm qytetarët. Ne mund të bëjmë ndonjë koalicion pas-zgjedhor”, shtoi ai për RTV21.

    “Për neve orientuese është vetëm programi i LDK’së. Vetëm parimet, filozofia politike e LDK-së. Tash më shumë se asnjëherë tjetër është e rëndësishme që ne të fokusohemi në fundamentet, në principet, mbi të cilat është themeluar ky shtet”, theksoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark