×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “A po e din kë po e mbron” – avokati i artarit që iu vodhën mbi 5 kg ari akuzon për ndërhyrje gjykatësin Hoti

    Insajderi
    26 March 2023 - 21:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ramë Dreshaj avokati i artarit Ilmi Jupolli, të cilin po e mbron në rastin e vjedhjes së 5 kg ari në lokalin e tij në Podujevë, ka folur për InDoks.

    Njësoj sikurse pala e tij edhe avokati me përvojë dyshimet se ky rast s’po zgjidhet i drejton tek prokurorët e gjykatësit. Në mënyrë specifike tek gjykatësi Minir Hoti.

    Avokati Dreshaj për InDoks ka ndarë një moment të cilin ai e konsideron skandaloz.

    Sipas tij, në vend se të luante rolin e njërit të paanshëm, gjykatësi kishte filluar të merrej me jetën e Hilmi Jupollit, në këtë rast viktimë e krimit të vjedhjes.

    Sipas avokatit, tentonte që ti thoshte: a po e di kë po e mbron?

    “…Ishte mësuar gjykatësi qysh ma ka thënë edhe pala jem por u binda, edhe unë se në seancën e parë kur më autorizoi pala, shkova në Podujevë ishte seanca e caktuar edhe gjyqtari na thirri, mua tjetrin avokat në zyre. I thashë gjyqtar na kemi seancë, nuk kemi nevojë me u taku ne në zyre, se mua më kishte treguar se… shikoje është shumë problematike, unë në zyre nuk kam nevojë me të ardhë pro çka është me e keqja që nuk i ka hije një gjyqtari unë nuk mundem me bajt, morali nuk ma mban, ndjenja njerëzore – avokat e kishte marrë një aktgjykim, pala jem ka qenë, palë në procedurë tjetër – se iu ka shmang tatimet ajo është diçka tjetër, edhe tha kqyre avokat pala jote e kam marrë aktgjykimin prej Kaçanikut, le thashë gjyqtar mos u merr me atë punë se nuk janë punë të tuat. Ti e ki aktakuzën, e ki çështjen e caktume merru me atë  çështje edhe nuk ka fol më”, tha ai për InDoks të Gazetës Insajderi.

    Avokati Dreshaj ka përmbledhur një seri të shkeljeve që pretendon se ka bërë gjykatësi Minir Hoti. Thotë se do të kërkoi edhe përjashtimin e tij.

     “Unë kur te cakton seancën zotëri se tash është bërë ankesa nga ana e prokurorisë…po qysh jo, jo përjashtim por nëse ka veç sa të zi të thonit ka ndërgjegje ai vet s’duhet me u marrë me këtë rast, ai vet s duhet. Ai vet duhet me përjashtu veten”.

    “Ai e ka pru një aktgjykim shumë qesharak, aktvendim në realitet, hudhet dhe thotë aktakuza e Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë tani Prokuroria Themelore në Prishtinë – departamenti i përgjithshëm dhe pushon procedura penal ndaj të akuzuarit për shkak veprës penale “vjedhje e rëndë”…”.


    “Ky gabim më të madh e ka bë, se aktakuza nuk ekziston me këtë cilësim, aktakuza për këtë rast që po e flasim është me paragrafin 3 “vjedhje e rëndë”.  E tash arsyetim, thotë e ka bë ricilësimin ky zotëria ja çka thotë, Gjykata pas shikimit dhe analizimit të shkresë të lëndës sipas detyrës zyrtarë, mos harro unë pajtohem sipas detyrës zyrtare por kjo sipas detyrës zyrtare mundet me u përdorë vetëm në ato fazat kur bëhet kërkesa për hudhje të aktakuzës, kur bëhet kundërshtimi i provave, gjyqtari mundet me lyp… ky e kish caktu seancën merr me mend, para se me ardhë koha e seancë ky e bën këtë aktvendim kaq qesharak është. Unë po them, e thashë edhe në fillim Këshilli Gjyqësor… thotë “duke u mbështetur në shkresat e lëndës, e bën rikualifikimin e veprës nga vjedhje e rëndë… ashtu që duhet të jetë “vjedhje e rëndë” nga neni 253…”. Thotë nuk ka pasur armë”.

    “Është parashkru, këtë ricilësim e ka bërë për hir të opinionit është e mirë me qit komplet krejt që të shihet se çfarë gjyqtarëve kemi”.

    InDoks, për krejt këto pretendime e akuza publike kundër gjyqtarit Minir Hoti e ka kontaktuar këtë të fundit. Por, ai nuk ka pranuar që ti  komentojë ato, edhe pse i është dërguar e përmbledhur përmbajtja e tyre.

    InDoks | Rasti i artë i dështimit të Drejtësisë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark