×
Show

A po e penalizon Luizi lojën e Kiarës? Ja si e komentojnë banorët

Insajderi
07 January 2023 - 23:02
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Disa nga banorët mendojnë se Luizi po e penalizon Kiarën në lojën e saj brenda shtëpisë së Big Brother , pasi ajo nuk po rri aq sa duhet me të gjithë për shkak se sipas tyre Luizi i rri gjithmonë afër.

Olta ishte një nga banoret që tha se Luizi po i shkatërron lojën.

Kiara:  Kur kam hyrë u afrova me Oltën, kështu vazhduam derisa u bashkua dhe Olta dhe pastaj ndodhi kjo që ndodhi mes tyre. Unë nuk mbaj anë , ndihem në siklet, por kam folur me të dy.

Olta: Unë nuk kam keqkuptim me Kiarën. Por e kam thënë që Luizi po i shkatërron lojën, se nuk e lë të dalë sipër.

Kiara: Nuk ka nevojë të theksohet kjo gjë që ai më dominon, se për sa kohë që unë se kam problem.

Olta: Qe ka një dominancë tek ti ai kjo është fakt!

Kiara: Unë nuk mendoj që ka problem  do e gjeni  një mënyrë që të vini te unë.

Arbri: Luizi, Genti dhe Olta janë lojtarë  të fortë, aty ka një luftë për të fituar njerëz, ka dy grupe . Kiara ka një karaktere që po nuk i mori frerët në dorë edhe mund të penalizohet, mendoj që me këto që pa sot , do ketë reflektim, më duket natyrë e butë ajo. Por shoh që Olta ndihet e rrezikuar nga kjo gjë!

Zhaklina: Kiarën nuk e kemi njohur fare, është jo aktive, mendoj që e ka penalizuar Luizi.  Se ai sikur e sheh si trofe!

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark