×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    A po paralajmëron Abazi gaz lotsjellës në Kuvend, ia shtron Kurtit disa pyetje

    Insajderi
    19 March 2023 - 12:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-zv.kryeministri dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë mbrëmë mbi Aneksin në Ohër.

    Në profilin e tij në Facebook, Abazi i ka shtruar një varg pyetjesh Kurtit, përfshirë edhe Nenin 7.

    “Pse urgjenca për zbatim të pikës 7-vetëm?” – pyeti Abazi.

    Tutje, Abazi pyeti kreun e ekzekutivit se “a ka të drejtë FSK të paraqitet në komunat veriore të vendit?”.

    Po ashtu, deputeti la të nënkuptohen se “mund të paraqiten bombolat e gazit lotsjellës në parlamentin e Kosovës”.

    Reagimi i plotë i Abazit:

    Pyetje që sillen vërdallë para se të paraqiten bombolat e gazit lotsjellës në parlamentin e Kosovës:

    Kush e propozoi Ohrin dhe pse nuk është propozuar Prespa?

    Pse jo Selaniku apo Vjena?

    Pse nuk ishte Rama në takim?

    A do të mbahen zgjedhjet e lira e demokratike në katër komunat e veriut të Kosovës, kur?

    Çfarë do të ndodhë nëse njësia speciale shkon në Veri të Kosovës, a do të ketë barrikada të Veselinovicit, Radojcicit dhe Rakicit?

    A ka të drejtë FSK të paraqitet në Komunat Veriore të vendit tonë?

    Pse urgjenca për zbatim të pikës 7- vetëm?

    A do të vetmenagjojnë komunat Serbe nëpërmejt strukturave të tyre “Komunat paralele” që sot menagjojnë apo ato do të shuhen dhe do të krijohen të reja?

    Përmendja e të zhdukurve nuk është ballafaqim me të kaluarën, as lejimi i kthimit të mbetjeve mortore, nuk është ballafaqim me të kaluarën ne fakt është tentim për të tejkaluar të kaluarën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark