×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    A u ankua në Kushtetuese Lista Serbe për emërimin e Rashiqit?

    Insajderi
    26 December 2022 - 11:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesit e Listës Serbe nuk e kanë dërguar ankesën e paralajmëruar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër emërimit të Nenad Rashiqit në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim, ka njoftuar Zyra për Komunikim dhe Informim e këtij institucioni.

    Radio Kim ka kontaktuar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për të pyetur nëse Lista Serbe ka paraqitur ankesë kundër emërimit të Nenad Rashiqit në postin e Ministrit për Komunitete dhe Kthim.

    “Deri në këtë moment nuk kemi marrë asnjë ankesë nga përfaqësuesit e Listës Serbe”, ka thënë për Radio Kim të premten Veton Dula, drejtor i Zyrës për Komunikim dhe Informim të Gjykatës Kushtetuese.

    Nënkryetari i Listës Srpska Igor Simiq nuk ka dhënë përgjigje në pyetjen e radios.

    Emërimi i Rashiqit në Qeverinë e Kosovës u bë më pak se një muaj pasi përfaqësuesit e serbëve në veri filluan bojkotimin e institucioneve të pakënaqur me vendimin e qeverisë Kurti për target e automjeteve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark