×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    A u numëruan saktë votat për projektligjin e teksteve shkollore? – Flet për Insajderi Kusari-Lila

    Insajderi
    12 April 2024 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Më 7 mars në Kuvendin e Kosovës u soll projektligji për tekstet shkollore, gjatë votimit u hodhën dyshime për mos numërim të saktë të votave. Pra, ka dyshime që projektligji kaloi pa i pasur votat e mjaftueshme. Ka qenë vet kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i cili hodhi dyshime mbi numrin e deputetëve. Ndërkohë që opozita po hedh akuza për vjedhjeve të votave për Insajderin është deklaruar shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

    Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes tha për Insajderin se vet Konjufca si drejtues i seancës e ka konfirmuar votimin e këtij projektligji, madje thotë se po në atë ditë ka kërkuar nga deputetë të deklarohen nëse kanë marrë pjesë në votim, por që nuk e kanë bërë.

    Sidoqoftë ajo u shpreh se nuk ka të drejtën të thotë nëse projektligji për tekstet shkollore, ka kaluar as jo me sukses.

    “Në seanca kam qenë dhe kemi votu, drejtuesi i seancës, kryetari i Kuvendit e ka konfirmu miratimin e këtij projektligji, në momentin kur aty edhe në seancë janë shfaqë dyshimet e deputetëve lidhur me mos votim, ose me mos mjaftueshmëri të votave ai ka kërku të deklarohen deputetë të cilët nuk kanë marrë pjesë në votim, një gjë e tillë nuk ka ndodhur”, tha ajo.

    “Andaj, i takon drejtuesit të seancës të konfirmojë miratim apo mos miratimin e ndonjë projektligji dhe rezultatin e votimit sepse ne jemi deputetë do të thotë e shihni të gjithë ne jemi të kthyer përballë kryetarit të Kuvendit, kryesuesit të seancës sido që të jetë apo nënkryetares, dhe ata bashkë me administratën bëjnë konfirmimin e votimit për shkak të një votimi mekanik gjegjësisht me dorë të ngritur, prandaj, në këtë rast unë nuk e marrë të drejtën me e përcaktu rezultatin e votimit suksesin apo mos suksesin për shkak se drejtimin e seancës e ka konfirmu kryetari dhe bashkë me administratën e kanë bërë konfirmimin shtojë kësaj që ai ka kërku që ato dyshime që kanë qenë me u ngrit aty për aty, gjë e cila nuk ka ndodhë”, tha Kusari-Lila.

    Reagimet përkatësisht akuzën e opozitës për vjedhje votash, thotë se i ka lexuar si dëshirë të tyre që ky projektligj të mos rezultojë i sukseshëm.

    “…dhe pas asaj çka po ndodhë me të thënë të drejtën më duket pak si pa e logjikshme për shkak se ka mujt aty përnjëherë të korrigjohet ose përcaktohet se a është i suksesshëm apo jo, pas çka po ndodhë këto janë njëfarë forme si reagime të atyre që dëshirojnë mos me pas sukses ky projektligj ose me u cilësu votimi si jo i drejt, por në cilindo rast mendoj që ishte një procedurë e saktë e përcaktimit të suksesit apo mos suksesit të votimit dhe kjo nuk ndodhë me deklarata tona, ose në diskutimet tona në komision është një procedurë krejt tjetër që është më shumë teknike se sa politike”, deklaroi ajo për Insajderin.

    Gazeta Insajderi ka kërkuar përgjigje edhe nga përgjegjës të administratës së Kuvendit dhe këshilltarëve të Konjufcës, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

    Akuza e PDK-së për vjedhje votash nga deputetë e Kurtit

    Ka qenë deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati i cili akuzoi Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes dhe Qeverinë për “vota të vjedhura në Kuvend”.

    Ai u shpreh se Projektligji për tekste shkollore është kontrabanduar nga partia kryesore në pushtet duke thënë se në votim nuk kanë marrë pjesë 61 deputetë.

    “Miq, ndodhi edhe kjo. VV vjedhi vota në kuvend. Projekt-ligji për tekste shkollore është kontrabanduar nga VV. Në momentin e votimit qartazi shihet se në votim nuk kanë marrë pjesë 61 deputetë. Edhe vet kryetari Glauk Konjufca në seancë hodhi dyshime nëse kishte vota të mjaftueshme për të kaluar ky projektligj. Në këto pamje dallohet qartë se në votim nuk kanë marrë pjesë mbi 60 ligjvënës, por numri i tyre është saktësisht 60 që nënkupton mos plotësimin e kushtit ligjor për t’u konsideruar një votim i rregullt.Pavarësisht kësaj shkelje ligji u konstatua si i votuar”, tha deputeti i PDK-së.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark