×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Abazi godet fuqishëm VV’në: Prokuroria duhet ta marrë në pyetje Albin Kurtin dhe katër të tjerë për rastin Dehari

    Insajderi
    16 February 2023 - 10:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka thënë sot se video-incizimet e konfirmojnë se kush i ka zhdukur mostrat e rastit Dehari.

    Abazi i ka sugjeruar prokurorisë t’i marrë në pyetje kryeministrin, Albin Kurti dhe katër persona të tjerë.

    “Nuk besoj që kamerat mund të gënjejnë se çfarë ka ndodhur. Mendoj që prokuroria duhet të marrë në pytje kryeministrin Albin Kurtin, Dejona Mihajlin, Nazlie Balajn, Albulena Haxhiu dhe Flutura Gogajn”, ka thënë Abazi, raporton Insajderi.

    Ai ka shtuar se rasti i Astrit Deharit është shumë i rëndë për t’u bartur në supe të qytetarëve.

    “Drejtësia duhet të dal në dritë, të gjitha rrugët janë të qarta se si duhet të bëhet kjo punë”. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark