×
  • Lajme
  • Insajderi

    Abazi thumbon Gërvallën: Më shumë e shihni ju se unë si kryetar i Komisionit

    Insajderi
    07 October 2022 - 10:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka shpalosur pakënaqësitë që i ka me partinë e tij, përmes një konference për media.

    Deputeti që drejton komisionin parlamentar për Politikë të Jashtme, ka folur edhe per raportet e tij me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.

    Ai tha se më shpesh mund ta shohin gazetarët Gërvallës se sa ai. Këtu ai thumboi Gërvallën për mungesë transparence në Komisionin që mbikëqyr politikën e jashtme.

    “Ju mund ta shihni ministren e Jashtme, më shpesh se unë që jam kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme”, tha Abazi.

    Ai ka pasur ankesa që deputetët po pasivizohet për shkak të “skenarëve”, që ai thotë se bëhen gjatë seancave.

    Abazi thotë se flasin vetëm dy persona në emër të të gjithë grupit parlamentar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark