×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Abdixhiku: 40 mijë banorë të Prishtinës po bëhen me ngrohje qendrore për herë të parë

    Insajderi
    04 October 2023 - 13:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
    Kryetari i LDK-së, Përparim Rama ka vizituar sot punimet për zgjerimin e ngrohjes qendrore në lagjen Arbëria në Prishtinë. 

    Abdixhiku tha se sivjet 40 mijë banorë të kryeqytetit do të bëhen për herë të parë me ngrohje qendrore.

    “Plot 40,000 banorë  të Prishtinës bëhen për herë të parë me ngrohje qendrore sivjet. Kjo falë punës së pandalshme të ndërmarrjes ‘Termokos’ këtë verë. Sot, i vizitova punimet  e fundit për këtë sezonë në lagjen Arbëria në kryeqytet. Aty po shtroheshin 700 metrat e fundit për këtë vit”, ka shkruar ai.

    Plot 40,000 banorë  të Prishtinës bëhen për herë të parë me ngrohje qendrore sivjet. Kjo falë punës së pandalshme të ndërmarrjes ‘Termokos’ këtë verë.

    Sot, i vizitova punimet  e fundit për këtë sezonë në lagjen Arbëria në kryeqytet. Aty po shtroheshin 700 metrat e fundit për këtë vit.

    I falënderova fillimisht punëtorët e inxhinierët e angazhuar në shtrirjen e mbi 16 kilometrave gyp këtë verë. Siç dhe falënderova kryeshefin Fisnik Osmanin, e kryetarin e Bordit, Visar Vokrrin për një drejtim shembullor të ndërmarrjes. Mbështetja jonë për ta, nëpërmjet asamblesë e aksionarëve tanë, e gjithë qeverisjes lokale do të vazhdojë tutje.

    Vetëm këtë verë, Termokos ka punuar në lagjet Dardani, Ulpianë, Qendër, Qafë, Bregu i Diellit, Dodonë, Mat I e Arbëri . Punë e madhe, angazhim profesional, shërbim për qytetarë.

    Në ‘Rrugën e Re’ kemi paraparë plot 120 milionë euro investime me qëllim të dyfishimit të qasjes në ngrohje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark