×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Abdixhiku e quan qyqar Kurtin: Ka kaq shumë pushtet e para dhe viktimizohet

    Insajderi
    21 March 2024 - 22:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kreu Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, qyqar, shkruan Insajderi.

    Abdixhiku u shpreh se një kryeministër që i ka 51 % dhe miliarda euro buxhet, vetëm ankohet dhe nuk punon asgjë.

    “Është qyqar, është i paaftë në vendime. Një njeri që i ka 51 %, i ka 12 miliardë euro dhe nuk është në gjendje ta bëjë një shenjë të vetme dhe prapë ankohet e bënë viktimën, është rast për marre për besë”, deklaroi ai në Pressing të T7.

    I pari i LDK-së potencoi se populli i Kosovës ka nevojë për një rrugë të re dhe kjo rrugë është rruga e LDK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark