×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Abdixhiku: Kryeministri ka bërë atë që kemi paralajmëruar, pra do të pranoj Asociacionin

    Insajderi
    03 November 2023 - 13:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se fjalët e Kurtit të thënë në mënyrë kundërthënëse, nuk i kupton.

    “Kryeministri i Kosovës paska vendosur t’i flas NASA-ve të vet…yjet politike dinë me qenë bukur me ironi. Por përtej kësaj ironie e kam të vështirë ta kuptoj, se si janë të gatshëm ta pranojnë qysh sonte por se kanë pranuar. Këto kundërthënie nuk arrij t’i kuptoj, e kuptoj gjuhën për masë që është e trishtë”.

    Ai u shpreh se edhe pse janë bërë dy javë që nga akti i pranimit të draft statutit, ende janë në terr informativ për përmbajtjen e tij.

    “Kryeministri në emër të popullit të Kosovës definon statusin e Asociacionit, për të cilin vazhdojmë të jemi në terr. Si LDK kemi kërkuar qasje në këtë dokument. Së këndejmi kjo seancë po humbet kuptimin përmbajtjesore…”, ka thënë ai.

    Tutje ai shtoi se: “ Dokumenti do duhej të dal para se të pranohej. Do të ishim më të fuqishëm si popull… Në thelb kryeministri ka bërë atë që kemi paralajmëruar, pra do të pranoj Asociacionin.

    Them që Asociacioni Kushtetues duhet bërë…Duhet parë dokumentin fillimisht. Pra duhet bërë Asociacion Kushtetues e jo Asociacion me autonomi”, tha ai.

    Abdixhiku pyeti se Kurtin: “A i referohet ky draft marrëveshjes së viti 2013?.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    15 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark