×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku-Kusarit:Nuk mund të flas për çështje që s’kupton, e që është moraliteti dhe kurrizi politik

    Insajderi
    02 March 2023 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetës, Mimoza Kusari-Lila, në sencën e sotme të Kuvendit kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku nuk ka hezituar t’ia përmend të kaluarën e saj politike.

    “Sa i përketë ofendimeve personale që i bëri shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, tani unë ish-këshilltarës së Bajram Rexhepit në PDK, ish-këshilltarës së Behgjet Pacollit në AKR, ish-zëvendëskryeministrës së Hashim Thaçit në qeveri, ish-partnerës së koalicionit dhe ish-deputetës së Isa Mustafës, dhe ushtruesës së detyrës së shefës së Grupit Parlamentare të Albin Kurtit, dhe nuk po flas për pesë përsona po flas për një; nuk mund t’i flas për një çështje që s’e kupton, e që është moralitet dhe kurrizi politikë”, ka deklaruar Abdixhiku.

    Pas kësaj deklarate Kusari-Lila ka reaguar duke thënë se në fakt LDK është ajo që ka shfaqur lëvizje të rënda për Kosovë.

    “Në kohën kur partia juaj ra në 12%, në kohën kur ju sapo kishit ndërruar partnerët e koalicionit, prej partneritetit me LVV dolët në partneritet me AAK dhe NISMA, në kohën kur bashkarisht ishim duke kundërshtuar shkëmbimin territorial dhe marrëveshjet e dëmshme, në këtë periudhë erdhet dhe e rrëzuat qeverinë Kurti. Kjo tregon lëvizje dhe akrobacione shumë më të rënda dhe të dëmshme në histroinë e Kosovës”, ka thënë deputetja.

    Ajo, gjithashtu deklaratat e Abdixhikut i ka cilësuar si mizogjene dhe seksiste.

    “Sa i përketë gjuhës seksiste, mizogjene që përdorni ndaj një gruaje se s’jeni i pari, në këtë foltore e ka përdorë zoti Haradinaj, i dyti e përmendi një deputet i grupit tonë parlamentarë, i treti ju që mundoheni të bëni asocimin e një gruaje me burrat tjerë. Unë po thom veç një, kam qenë në një parti, ka qenë Aleanca Kosova e Re dhe pastaj kam qenë në partinë tjetër që e udhëheq, Alternativa. Të gjitha këto lëvizje që mundoheni t’i bëni para qytetarëve të Repulikës, ta dini e ka vetëm një qëllim, mundoheni për ta ushqy gjuhën e urrejtjes ndaj gruas në politikë. Dhe, kjo është fytyra juaj e vërtetë, që e persëritni për herë të dytë në kuvend”, kapërfunduar ajo./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark