×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Abdixhiku: Pas pro-amerikanizmit janë fshehur të gjithë horrat që i ka pasur skena politike

    Insajderi
    27 April 2023 - 23:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lumir Abdixhiku nga LDK ka folur edhe për pro-amerikanizmit sipas pikëpamjes së tij, një temë që shpeshherë ka shkaktuar përplasje mes partive politike.

    Abdixhiku ka thënë se pro-amerikanizmi nuk është koncept pas të cilin duhet të fshihen keqpërdoruesit.

    Nuk e kam kuptu pro-amerikanizmin, si koncept, pas të cilit janë fshehur të gjithë horrat që i ka pasur skena politike ndonjëherë, prej të gjitha anëve. Vjedh një tender atje thuj jam pro–amerikan, shite një distribucion thuaj jam pro-amerikan, fale një aset thuaj jam pro-amerikan. Nuk jam për këtë pro-amerikanizëm”, ka thënë Abdixhiku në T7.

    Ai ka shpjeguar se çfarë nënkupton ai me pro-amerikanizmin.

    “Unë po flas për diçka tjetër. Unë po flas për importimin e vlerave amerikane në vend, që është vlera demokratike, të zhvillimit, që është ëndërr amerikane. Dhe po flas për sigurinë, që është bashkëpunimi me SHBA-në”, ka shtuar ai.

    Abdixhiku, gjithashtu, ka thënë se e majta dhe e djathta nuk e ndajnë pro-amerikanizmi. Ai ka thënë se që të dyja këto koncepte politike zhvillohen edhe në SHBA.

    E majta dhe e djathta nuk lidhen me pro-amerikanizëm, ato janë koncepte politike që po zhvillohen edhe në Amerikë”, ka deklaruar ai. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark