×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Abdixhiku për koalicionin me AAK-në: Nuk do të ndodh asnjëherë!

    Insajderi
    21 March 2024 - 22:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u ka bërë ftesë gjitha partive opozitare për koalicione parazgjedhor. Por në një koalicion të tillë AAK-në nuk do ta shohim kurrë me LDK-në. Kështu të paktën po pretendon kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, shkruan Insajderi.

    Abdixhiku u shpreh se në zgjedhje do të shkojë të vetëm ndërsa shtoi se me partinë e Haradinajt kanë dallime substanciale.

    “Jo s’do të ndodhë ajo asnjëherë, patjetër që jo. Ne jemi Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha kreu i LDK-së në Pressing të T7.

    “Kemi dallime substanciale”, u shpreh ai sa i përket koalicioneve parazgjedhore.

    “Prandaj e kemi thënë Rruga e Re”, theksoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark