×
  • Lajme
  • Lajme

    ABDIXHIKU PRITI NË TAKIM AMBASADOREN SUEDEZE

    Insajderi
    02 March 2020 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të premten (28.02.2020), ka pritur në takim Ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny.

    Abdixhiku dhe Ahliny, në këtë takim njohës, diskutuan për mundësitë e realizimit të projekteve të përbashkëta. Mes të tjerash, Abdixhiku e informoi me planin e qeverisjes për ministrinë që ai drejton, projektet me prioritet dhe vendosmërinë për transparencë të plotë të proceseve.

    Ambasadorja suedeze tha se do të vazhdojnë përkrahjen ndaj shtetit të Kosovës, për çka ministri shprehu mirënjohje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark