×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Abuzimi që pamë sot, nuk mund të jetë i vetmi”, Haxhiu reagon për rrahjen e të moshuarës nga punëtoret

    Insajderi
    02 November 2022 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast i rëndë ku është përdorur dhunë fizike ka ndodhur në një nga shtëpitë e të moshuarve në Kosovë. Në lidhje me rastin ka reaguar edhe Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

    Ajo tha se policia dhe prokuroria janë duke u merrur më rastin.

    “Sjellja abuzuese e mizore, ndaj një të moshuare në Pejë, na ka tronditur të gjithëve.Në këto momente institucionet përgjegjëse, policia dhe prokuroria, janë duke e bërë punën e tyre dhe disa nga personat e dyshuar janë arrestuar”, ka shkruar ajo.

    Minsitrja tha se ky rast nuk mund të jetë i vetmi duke kërkuar bashkëpunim nga qytetarët.

    “Abuzimi që pamë sot, nuk mund të jetë i vetmi prandaj qytetarët duhet të bashkëpunojnë me institucionet në rast të dyshimeve për keqtrajtimin e familjarëve në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, apo edhe në qendrat tjera të kujdesit ndaj këtyre kategorive. Hetimet duhet të thellohen! Gjithashtu, menaxhmenti duhet të jap llogari për keqtrajtimin e qytetarëve në ato ambiente”, përfundoi Haxhiu.

    Siç ka mësuar Insajderi, e moshuara është nëna e dëshmorit, Taulant Nura, i cili është vrarë gjatë luftës në betejën e qytetit të Gjakovës.

    “Kjo gruaja e sulmuar është nëna e dëshmorit Taulant Nura i vrarë në maj 99-ës në betejën e qytetit të Gjakovës, i tha ky burim Insajderit.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se dhunuesja kryesore që shihet në këtë video është Aurona Pelaj nga fshati Novosellë.

    Pelaj shihet duke e goditur me shuplaka në fytyrë, pa pikë mërie të moshuarën.

    Pamjet e rënda janë publikuar nga aktorja Kaltrinë Zeneli të martën.

    “Orenda” Sh.P.K. është një biznes privat i cili merret me aktivitetet në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit dhe personat me nevoja të veçanta.

    Aksionarë të biznesit janë Anton Rasaj, Besmir Ahmetaj, Agron Kukaj dhe Esmira Kukaj.

    Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar se ndaj dy dhunueseve është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    11 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark