×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Adoleshenti shqiptar futet në arkivol për të shkuar drejt Britanisë, ja çfarë u tha gjyqtarëve

    Insajderi
    19 February 2023 - 11:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Histori gati e pabesueshme. I tillë është rrugëtimi i një adoleshenti shqiptar, i cili në tentativë për të hyrë fshehurazi në Britani, ishte futur brenda një arkivoli. Rasti në fjalë u zbulua gjatë një kontrolli rutinë të një furgoni nga oficerët francezë të kufirit afër Dunkirkut.

    Adoleshenti shqiptar, i cili nuk mund të identifikohet për arsye ligjore, tha se kishte paguar 9 mijë paund për udhëtimin e tij në Britani me furgon.

    Ai i tha në gjykatë: “U futa në arkivol në një stacion shërbimi autostrade në Steenvoorde (Franca veriore). Duhet të kem qenë brenda për të paktën një orë në kohën kur furgoni u ndal”.

    Arkivoli, të cilit i ishte vidhosur kapaku, ishte fshehur mes kutive prej druri në pjesën e pasme të një furgoni Mercedes Sprinter. Ndërkohë, shoferi, rumuni Lucian-Radu Rizae, pohoi se nuk e kishte idenë se çfarë kishte në mjet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark