×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Adoptimi i qenve endacak iniciativë e dështuar – Rama thotë se ata që po i mbrojnë kafshët s’po marrin përgjegjësi

    Insajderi
    20 December 2023 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qentë endacak po vazhdojnë të jenë ende problem për qytetarët në kryeqytet.

    Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë për Insajderin se niveli qendror nuk po iu ndihmon ta zgjidhin problemin e qenënve endacak.

    “Unë e kam thënë edhe vazhdoj me e thanë vetëm kur edhe sistemi qendror edhe niveli lokal edhe të gjitha komunat e tjera paralelisht të merrem me zgjidhjen e problemit e po ashtu edhe me ndryshimin e ligjit mundemi me zgjidh problemin e madh që e kemi me qentë endacakë”, është shprehur Rama.

    Tutje i pari i Prishtinës ka shpjeguar se procesi i adoptimit nuk ka qenë shumë i suksesshëm.

    “Përkundër faktit që ne kemi nda buxhetin dhe iu kemi ofru të gjithëve duke marrë parasysh edhe organizatat jo qeveritare që merren me të drejtat e kafshëve, ku ata munden faktikisht me i adaptu edhe me marrë financim prej komunës deri sot i kemi më pak se 70 qenë të adaptuar kjo tregon se ne si shoqëri si shoqëri flasim, bërtasim po nuk marrim përgjegjësi”, ka thënë ai.

    Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim:

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    17 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark