×
  • Showbiz
  • Show

    Afrona kujton dasmën me Bleron: Një moment shumë i bukur, por jeta vazhdon

    Insajderi
    08 April 2023 - 23:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Afrona Dika më në fund ka thyer heshtjen dhe ka folur për ndarjen nga ish-partneri i saj, këngëtari Blero.

    Në një intervistë të re, ajo theksoi se marrëdhënia e tyre ngadalë po vdiste dhe nuk kishte si të përfundonte ndryshe, duke përfshirë edhe shumë gjëra të tjera në këtë mes.

    Në emisionin “Në Kurthin e Pitër Pan” bukuroshes iu lëshua një video e shkurtër nga dasma e tyre, që u mbajt në vitin 2017.

    Foto: Screenshot/YouTube

    Ajo tha se u emocionua pak, teksa e cilësoi një moment të bukur, që do ta mbajë kujtim gjithë jetën.

    “Ka qenë një moment shumë i bukur, më emocionove pak, diçka që nuk do ta harroj. Ka qenë një pjesë e jetës time që nuk fshihet dot, do ta mbaj kujtim. Jeta vazhdon, ka qenë një dasmë e mrekullueshme”, u shpreh ajo.

    Martesa e tyre përfundoi në vitin e kaluar, ku fillimisht u dyshua me fshirjen e fotografive të përbashkëta në rrjete sociale.

    Afrona tani pas ndarjes nga Blero zbuloi se ka nisur një lidhje të re me një djalë nga Zvicra.

    Blero gjithashtu në bazë të disa imazheve thuhet se ka nisur një romancë të re dashurie.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark