×
  • Showbiz
  • Show

    Afrona në romancë të re pas ndarjes nga Blero? Foto që ngjalli dyshimet!

    Insajderi
    10 November 2022 - 14:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Afrona Dika dhe Blero i kanë dhënë fund martesës pas disa viteve së bashku.

    Pas një kohe të gjatë thashetheme ka qenë këngëtari ai që i ka dhënë fund aludimeve duke konfirmuar ndarjen.

    Ndërkohë nga ana e Afronës nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me situatën.

    Kohëve të fundit është aluduar për një lidhje të re të saj.

    Ajo ka publikuar një fotografi, ku shihet se ka dalë në darkë me një burrë, të cilit nuk ia ka zbuluar fytyrën.

    Më pas, ajo ka publikuar një foto të vetën, ku duket shumë e lumtur.

    Blero në letrëne tij publike ku kishte konfirmuar ndarjen tha se arsyet e ndarjes janë tërësisht personale dhe i përkasin vetëm atyre të dyve.

    “Unë dhe Afrona i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësirë për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës. Pra, miq e dashamirës, lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik. Unë po ju drejtohem me një kërkesë për herë të parë dhe të fundit, me shpresë që do të hasë në mirëkuptimin tuaj- ta lënë ashtu siç është këtë pjesë të jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të. Ky vendim i cili na përkiste vetëm mua dhe Afronës, ndaj dhe dëshiroj që ta mbajmë të tillë. Do ta vlerësoj shumë nëse do të më mirëkuptoni, meqenëse kjo vërtetë do të jetë hera e fundit kur unë do të ju adresohem për këtë çështje. Faleminderit nga zemra për kohë. I juaji, Blero”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark