×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Agim Bahtiri: Pas Isa Boletinit, Albin Kurti ka bërë më së shumti për Mitrovicën

    Insajderi
    24 January 2024 - 22:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka thurur lëvdata për punën e Qeverisë Kurti për veriun.

    Bahtiri derisa po lavdëronte pushtetin, ka shkuar aq larg sa ka thënë se pas Isa Boletinit, Albin Kurti ka bërë me së shumti për Mitrovicën.

    Punën më të mirë që ka bërë ndonjëherë pas Isa Boletinit në Mitrovicë e ka bërë Albin Kurti, pikë”, është shprehur Bahtiri në emisionin “Politiko”.

    Sipas tij, VV në Mitrovicë ka shënuar rritjen më të madhe ndonjëherë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark