×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Veliu ia del të bëhet deputet – Ky është numri i votave që mbledhi

    Insajderi
    04 March 2021 - 12:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, në zgjedhjet e 14 shkurtit ka arritur të sigurojë 11 mijë e 808 vota.

    Ministri i Brendshëm në detyrë, radhitet i 7-ti në listën e LDK-së të kandidatëve që kanë arritur të sigurojnë vota për t’u bërë deputetë.

    Në listën e LDK-së, prin Avdullah Hoti me 69 mijë e 640 vota, i dyti Kujtim Shala me 32 mijë e 700 vota dhe i treti Lumir Abdixhiku me 25 mijë e 264 vota.

    LDK-ja arriti të siguroi 15 ulëse në Kuvendin e Kosovës, të dala nga zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark