×
  • Biznes
  • Biznes

    Agjencia e Emergjencave Furnizon me Kamion të Avancuar Zjarrfikësit e Kosovës

    Insajderi
    26 March 2024 - 14:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Agjencia e Menaxhimit Emergjent në Republikën e Kosovës po bën hapa të mëdha drejt modernizimit të infrastrukturës së zjarrfikësve në vend. Pas më shumë se një dekade e gjysmë të punës së palodhur, Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka filluar se investuari me kamion të avancuar për zjarrfikes konkretisht me autoshkallë të lartësive të mëdha ku sot eshte dorezuar autoshkalla me lartësi prej 32 metrash.

    Kjo ngritje e nivelit të teknologjisë për zjarrfikësit është një hap domethënës drejt sigurisë së përmirësuar të qytetarëve. Ky kamion, i cilin i përmbush standardet më të larta të teknologjisë europiane, pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në punën e zjarrfikësve, veçanërisht duke pasur parasysh rritjen e ndërtimeve dhe zhvillimin e ndërtimeve shumëkatëshe në të gjithë vendin. Me një shtrirje të mëtejshme të zhvillimit urban në të gjithë territorin e Kosovës, nevoja për automjete të tilla të avancuara është bërë gjithnjë e më e rëndësishme.

    Ky kamion i specializuar është shumë më tepër se një mjet mekanik – ai paraqet një përmirësim thelbësor në aftësitë tona për të përgjigjur ndaj situatave të vështira dhe për të siguruar sigurinë e komunitetit tonë.

    I njejti grup i operatorëve ekonomik D&T Group SH.P.K. & Kosovoa Motors Group L.L.C. që ka kryer këtë funizim planifikohet që brenda vitit 2024 të bëjë edhe furnizimin me një kamion autoshkallë të avancuar me lartësi prej 55 metrash, që është një hap i jashtëzakonshëm drejt përmirësimit të kapaciteteve të zjarrfikësve për reagim ndaj emergjencave në kryeqytetin tone.

    Në një qytet me rritje të ndërtimeve dhe komplekseve të larta, nevoja për një kamion të kësaj lartësie është mëse e domosdoshme. Autoshkalla prej 55 metrash do të lejojë zjarrfikësit të arrijnë lartësi të mëdha dhe të ofrojnë ndihmën e nevojshme në situata emergjente, duke përfshirë luftimin e zjarreve në ndërtime të larta dhe shpëtimin e njerëzve nga situatat e rrezikshme në lartësi. Vlera e këtij investimi është 1,867,974.00€. Kjo kontratë është lidhur në mes të Agjensionit të Emergjencave të Kosovës, Ministrit të Punëve të Brendshme dhe kompanive të specializuara për furnizime me automjete emergjente, D & T Group SH.P.K. dhe Kosova Motors Group L.L.C., në bashkëpunim me prodhuesin e kamioneve MAN nga Gjermania.

    Në bazë të kësaj, është e qartë se Ministria e Puneve të Brendshme dhe Agjencia e Menaxhimit Emergjent po angazhohen me përpikmëri për të adresuar një kategori punëtoresh që deri më tani është neglizhuar, sidomos në aspektin e furnizimit me pajisje dhe makineri të nevojshme për menaxhimin e emergjencave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark