×
  • Lajme
  • Lajme

    Agjencia për Privatizim zyrtarizon shkarkimin e drejtorit

    Insajderi
    29 October 2018 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bordi i drejtorëve të Agjencisë Kosovare për Privatizim, ka shkarkuar drejtorin menaxhues, Ekrem Hajdarin.

    Kjo u bë në mbledhjen e rregullt të këtij bordi më 26 tetor.

    “Bordi i Drejtorëve të AKP-së, duke u bazuar në kompetencat e veta sipas nenit 15 dhe nenit 16 të Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, me 7 vota ”për” dhe 1 votë “kundër” ka vendosur për shkarkimin e z. Ekrem Hajdari nga pozita e drejtorit menaxhues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit”, thuhet në njoftimin e AKP-së.

    Po ashtu ata thanë se deri në emërimin e drejtorit të ri menaxhues nga ana e Bordit, Agjencia nuk do të ketë vakum ligjor, pasi që kjo çështje është e rregulluar sipas Aktit Themelues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit të miratuar nga Bordi i Drejtorëve në qershor 2017.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark