×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti kërkon ndihmën e Zaevit për të fituar komunat shqiptare

    Insajderi
    29 August 2017 - 19:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tetova, një nga qytetet më shumicë shqiptare në Maqedoni, në zgjedhjet lokale të 15 tetorit mund të mos fitohet nga një parti shqiptare.

    Planet e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti që të hy në koalicion me partinë maqedonase LSDM-në e Zoran Zaev për të konkurruar në zgjedhjet lokale mund të sjellin një kryetar që nuk është nga një parti shqiptare por në koalicion mes BDI-së dhe LSDM0-së.

    Mediat në maqedoni raportojnë se koalicioni qeveritar mes LSDM-së, BDI-së dhe Aleanca për Shqiptarët do të jetë edhe një koalicion në zgjedhjet lokale.

    Aleanca për Shqiptarët është krijuar pasi Ziadin Sela doli nga PDSH-ja e Menduh Thaçit duke krijuar Lëvizjen për Reforma u bë  bashkë me RDK-në në krye me Vesel Mehmedin dhe UNITETIN e Gëzim Ostrenit.

    Kësisoj shqiptarët në Maqedoni në këto zgjedhje do të kenë si kandidat për kryetar të komunave të tyre njerëz të kandiduar nga një koalicion i këtyre tri partive. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark