×
  • Sport
  • Sport

    “Ai nuk mund të jetë pjesë e ekipit”/ Allegri nuk e përfshin Pogban në skuadër – kjo është arsyeja

    Insajderi
    11 February 2023 - 23:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aventura e dytë te Juventusi për Paul Pogban nuk doli të ishte e mirë.

    Francezi po vuan nga lëndimet, dhe ende nuk është paraqitur për “Zonjën e Vjetër”, që nga transferimi në verën e kaluar nga Manchester United.

    Tani, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka komentuar situatën e Pogbas, duke thënë se ai është ende i lënduar dhe se nuk e di se kur do të rikthehet.

    “Paul Pogba nuk është i gatshëm, ai nuk mund të jetë pjesë e ekipit, ky është realiteti tani. Ai është ende i lënduar dhe unë nuk e di se kur do të rikthehet ai. Unë jam duke pritur për të”, tha Allegri.

    Juventusi i ka mohuar serat se do t’i shkëputet kontrata Paul Pogbas.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark