×
  • Showbiz
  • Show

    “Akoma vuan për Andin“, Jasmina sërish debaton me “ndjekësit” në lidhje me Andin e “Big Brother”

    Insajderi
    16 March 2023 - 09:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edhe pse Andi Artani tashmë ka filluar një lidhje të re dashurie, përdoruesit e rrjeteve sociale akoma vazhdojnë ta thumbojnë ish të dashurën e tij, Jasmina Kadriu në lidhje me raportin e tyre të dashurisë të krijuar vite më parë.

    Ndonëse njohja e tyre nuk u zhvillua që pas daljes së tyre nga programi i dashurisë “Për’puthen”, përdoruesit e rrjeteve sociale mendojnë se Jasmina akoma vuan për Andin.

    Këto komente ndjekësit i kanë lënë në videot e fundit të ish-konkurrentes së “Për’puthen” në Tiktok, ku kjo e fundit nuk ka hezituar t’u kthejë përgjigje një më një.

    Ndër të tjera Jasmina ka pranuar se ajo po bën dy vite e lidhur dhe fansat akoma thonë Andi.

    Kujtojmë se Andi dhe Jasmina kanë qenë ndër ‘çiftet’ më të komentuara të Për’puthen 2 të cilët u deklaruan duke dalë së bashku nga programi.

    Pas përfundimit të këtij formati, ish-konkurrenti ka qenë i ftuar në emision disa kohë më parë ku dhe ka bërë një deklaratë bombë për Jasminën.

    Andi – Jasmina

    Pjesë nga debati:

    Andi: Nuk mendoj që ka qenë lidhje edhe pikë. Ka qenë njohje e sipër që ka ndodh këtu gjatë programit. Bora ti e di shunë mirë vetë që ka pas raste që jam deklaru po a ke mujt me i qujt që kanë qenë një lidhje, jo. Deklaratë i bie që thjesht ke interes.

    Bora: Tani po na bën të gjithëve të besojmë që nuk ka patur asgjë tjetër mes ju të dyve, ju thjesht jeni deklaruar dhe jeni puthur dy herë këtu në program?

    Andi: A e quan lidhje?

    Bora: Kaq ka ndodhur mes ju të dyve?

    Andi- Artani

    Andi: Ajo vetë e ka përmendur që kemi ndarë një krevat bashkë.

    Bora: Atëherë?

    Andi: Ju po e quani lidhjen krevatin bashkë, nuk kemi bashkëjetuar, nuk është lidhje.

    Andi asokohe e hodhi poshtë të gjithë historinë e tij me Jasminën duke mos e konsideruar as lidhje./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark