×
  • Lajme
  • Lajme

    AKR sot zgjedhë presidentin – opsion vetëm Pacolli

    Insajderi
    19 February 2017 - 20:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia e cila po tenton që në zgjedhjet e ardhshme të hy përsëri në Kuvendin e Kosovës, pas dështimit që e pat në zgjedhjet e kaluara duke mos mundur të kaloj pragun zgjedhor, përfundon sot procesin zgjedhor brenda partisë.

    Aleanca Kosova e Re, ka vendosur që të mundësojë të gjithë anëtarëve të AKR-së që të votojnë për zgjedhjen e presidentit të partisë.

    Në afatin pesë ditor që ka qenë për të kandiduar për këtë post, askush përpos Pacollit nuk ka shpallur kandidaturën.

    Andaj edhe pyetja në faqen “votoakr.com” që është krijuar enkas për këtë proces votimi është pyetje sugjestive.

    “A pajtoheni që z.Behgjet Pacolli të zgjedhet president i AKR-së”, thuhet në fletëvotimin elektronik të AKR-së.

    pacollua

     

     

    Votimin mund ta bëjnë të gjithë ata që pranojnë të regjistrohen përmes Facebook-ut.

    Në anën  tjetër, partia e Pacollit, ka treguar se vendvotimet për zgjedhjen e presidentit të partisë hapen të hënën në orën 07:00

    “Përgatitjet për votimin e Presidentit të Aleancës Kosova e Re, janë duke u zhvilluar në mënyrë të rregullt, ndërsa të gjitha degëve ju janë shpërndarë materialet zgjedhore dhe fletëvotimet”, thuhet në komunikatë.

    Qytetarët do ta kenë mundësinë të votojnë në vendvotimet të cilat gjenden nëpër zyrat qendrore të AKR-së në të gjitha degët e partisë, si dhe në zyrat mobile nëpër nëndegë, njofton AKR-ja.

    Vendvotimet do të qëndrojnë të hapura prej orës 07:00 deri në orën 19:00, ndërsa votimi elektronik mbetet i hapur për qytetarët deri në orën 17:00 të po të njëjtës ditë.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark