×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, lëndohen katër persona

    Insajderi
    26 October 2020 - 16:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Prishtinë – Podujevë. Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e këtij aksidentit.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Ahmeti ka theksuar se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

    “Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë -Podujevë, saktësisht në fshatin Lupç, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor:, tha Ahmeti për Insajderin.

    Ajo shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark