×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aksident në qendër të Prishtinës – dy persona dërgohen në QKUK

    Insajderi
    16 January 2021 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy persona kanë pësuar lëndime me ç’rast edhe janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pas një aksidenti në Prishtinë.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka treguar për Gazetën Insajderi, se ky aksident ka ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ose siç njihet ndryshe tek aleanca.

    “Në ora 13:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Në aksident është përfshirë një veturë dhe dy këmbësor/e. Është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent, të cilët kanë transportuar për në QKUK dy të lënduarit. Policia është duke bërë matjet dhe shikimin e vendit të ngjarjes”, ka thënë Bajrami. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark