×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Aksion i paramenduar i Vuçiqit”, Molliqaj reagon pas kindapimit të policëve

    Insajderi
    14 June 2023 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i PSD’së, Dardan Mollqiaj ka reaguar pas kindapimit të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga policia serbe.

    Sipas tij, krejt kjo që ka ndodhur është aksion i paramenduar i Vuçiqit.

    Molliqaj ka kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe pakushte të policëve të Kosovës.

    @insajderiofficial #Kosova #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #shqipet #kosova🇽🇰 #serbia #policia #policiaekosoves🇽🇰 #policiaekosoveskrenariajonë👌 #shqiptaret #shqiptaria #fypシ #fypdongggggggg #fyppppppppppppppppppppppp ♬ Legend – Marcos Yap

    Reagimi i plotë i Molliqajt:

    Arrestimi i policëve të Kosovës në vijën kufitare me Serbinë është aksion i paramenduar i Vuçiqit. Vuçiq ka filluar politikën si megafon i luftës, ai mbijeton në politikë përmes armëve.
    Instrumentalizimi i policisë në shërbim të politikave ditore është taktikë e vjetër e liderëve autoritarë. Pati ose jo çështje, figura e fortë do hekur e barot. Aksionet me video-incizime janë përditësimi bashkëkohor i kësaj zeje të vjetër.
    Incizimet janë masë stigmatizuese paragjyqësore. Kështu është edhe kur e bëjmë ne, në veri të vendit ose në Prishtinë.
    Kërkojmë lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të policëve të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark