×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aksioni i AUV-it dhe Policisë – zbrazen kafeteritë e Prishtinës, gjobiten pronarët

    Insajderi
    05 March 2021 - 23:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kafeteritë në Prishtinë janë zbrazur gjatë natës së sontme nga Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Policisë së Kosovës.

    Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, ka bërë të ditur për Sinjalin se në të gjitha lokalet ku ka pasur grumbullim të njerëzve dhe nuk janë respektuar masat antiCOVID, pronarët e lokaleve janë gjobitur.

    “Në të gjitha lokalet që i kanë shkelur masat, pronarët e lokaleve janë gjobitur”, tha ndër të tjera Thaçi.

     Po ashtu, ai bëri të ditur se në këtë aksion i cili është duke u zhvilluar në gjithë rajonin e Prishtinës, është duke marrë pjesë edhe Policia e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark