×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Aksioni në Dukagjin – Prokuroria asgjëson narkotikë në vlerë prej mbi gjysmë milioni eurove

    Insajderi
    28 September 2022 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se sot janë bastisur dhjetë (10) lokacione (Deçan dhe Gjakovë), ku janë ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit shtatë (7) persona të dyshuar për veprat penale, “Kultivimi i bimës se hashashit, shkurres se kokainës apo kanabisit” nga neni 272 dhe “Blerja, posedimit, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, shkruan Insajderi.

    Sipas njoftimit të prokurorisë vlera totale e drogës se sekuestruara dhe asgjësuar është më së paku 600 mijë euro.

    “Gjatë bastisjeve në komunën Gjakovë janë sekuestruara rreth 500 gram narkotikë të dyshuar të llojit kokainë, ndërsa gjatë bastisjes në komunën e Deçanit në disa lokacione janë sekuestruara dhe asgjësuar rreth 180 bimë të mbjella të narkotikëve të llojit marihuanë, në sasi totale mbi 100 kilogramë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

    Gjithashtu, gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe armë, telefona, para kesh dhe prova tjera materiale të cilat do shërbejnë për ndriçimin e kësaj çështje penale.

    Bëhet me dije se prokurori i shtetit brenda afatit ligjor kundër shtatë (7) të pandehurve do paraqes kërkesën për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente. ​

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark