×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktivistja kërkon hetim nga Policia për sulmet seksuale të anëtarëve të VV-së e PSD-së ndaj të miturave

    Insajderi
    20 December 2022 - 21:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Akitivistja Liridona Sijarina ka kërkuar hetim nga Policia e Prokuroria e Kosovës lidhur me sulmet seksuale të anëtarëve të Vetëvendosjes e PSD-së ndaj disa të miturave.

    Sijarina reagoi pasi tiktokerja, Hana Blakçori publikoi një ‘podcast’ ku rrëfeu për një organizim të Lëvizjes Vetëvendosje të bërë para disa vitesh në Liqenin e Badovcit, atje ku sipas saj ndodhen krime seksuale ndaj të miturave.

    “Ne qit podcast, prej minutes 9:20, autorja prej pervojes se saj rrefen per krimet seksuale ndaj te miturave nga anetare te VV-se dhe tashme disa prej tyne ne PSD. Pertej perjetimit te saj personal, ajo tregon qe sulmet seksuale dhe shfrytezimi seksual nuk kane qene raste te izolume po nji rrjet i shfrytezimit te vajzave te mituna nga burra te moshes madhore” – shkroi Sijarina.

    Ajo ndër tjerash shtoi se ky rrëfim duhet të hetohet nga Policia dhe Prokuroria.

    Ky rrefim do duhej me u hetu prej Policise e Prokurorise se Kosoves.

    Çfarë kishte rrëfyer Hana në podcastin e saj?

    Ajo tregoi për një organizim të Lëvizjes Vetëvendosje të bërë para disa vitesh në Liqenin e Badovcit, ku aktivisti burrë i kësaj partie do të sulmonte seksualisht Hanën, që atëherë thotë se i kishte 16 vjet.

    “Kur jam kanë në shkollë të mesme kam qenë aktiviste në Lëvizjen Vetvendosje. Ju e dini që ‘I love Albini”, por aktivistat që janë mbrenda nuk i zgjedh. Du me thonë që shumica janë në PSD dhe në VV.

    “Patëm shku në Badovc për një kamping edhe patëm shku, edhe kena pi e sene. Kah fundi ja nisi m’u bo terr, edhe i patën shtru ata do qebe a ku di unë, edhe pata nevojë me u shtri. Kur jam shtri e kam pas një çikë anash, dhe një burrë rreth të 30-ve. Jam kanë mes tyre dhe kam qenë me fytyrë kah ajo çika. Dhe veç e kam ndi një dorë t’u më prek b****n edhe menjëherë u pata çu edhe reagova. Edhe ai tipi pat bë që është fjet”, – kishte rrëfyer Hana në podcastin e saj.

    Linku i podcastit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark