×
  • Sport
  • Sport

    Alain Giresse flet pas barazimit ndaj Izraelit: Kemi mundur të fitojmë

    Insajderi
    25 March 2023 - 20:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kosova ka nisur sot ciklin e kualifikimeve të Kampionatit Evropian “Euro 2024” ndaj Izraelit.

    “Dardanët” barazuan me rezultat 1-1 në udhëtim në stadiumin “Bloomfield Stadium” në Tel-Aviv.

    Kosova ishte e para që shënoi gol me anë të një autogoli të Dasa të shënuar pas pasimit që Rashica dërgoi në drejtim të Muriqit në minutën e 36’të të takimit.

    Rashica shënoi për të tundur për të dytën herë rrjetën e izraelitëve në minutën e 49’të, por goli i tij u anulua nga VAR për prekje të topit me dorë.

    Në minutën e 56’të Peretz ishte ai që barazoi shifrat në 1-1 për epilogun përfundimtar të këtij takimi.

    Pas ndeshjes, Giresse ka folur për “Klan Kosova” ku tha se rezultati ishte real pavarësisht se Kosova ka mundur edhe të fitoi.

    “Rezultati është real, kemi mundur të humbim, por edhe kemi mundur të fitojmë. Do të shkojmë ndeshje pas ndeshje, do jetë rrugë e gjatë, kjo ishte vetëm ndeshja e parë, kemi treguar potencial për ndeshjet e ardhshme dhe lojtarët kanë treguar se janë të gatshëm për t’u kualifikuar”, tha Giresse.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark