×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Alarmon Sindikata: Dikush po punon me zell të kthehet sistemi rus i punës dhe të largohet ai amerikan në IML

    Insajderi
    23 February 2023 - 10:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sindikata e Institutit të Mjekësisë Ligjore përmes një letre të gjatë ka shprehur shumë pakënaqësi për shumë parregullsi brenda këtij institucioni.

    Por, njëri që ka rënë në sy – për të cilin është njoftuar që nga maji i vitit të kaluar edhe Albulena Haxhiu, ministrja e Drejtësisë, dikaster ky në të cilin funksionin IML – është alarmimi për kthimin e sistemit rus të punës në institucionin e mjekësisë ligjore.

    Për ne shumë shqetësuese është shkatërrimi i njësive profesionale duke u bazuar në të pavërteta të cilat ne do t’i dëshmojmë dhe dikush duhet të jap llogari! Kujt po i konvenon dhe po luftohet me kaq zell kthimi i sistemit rus të punës…”, shkruhet në letrën e Sindikatës drejtuar Haxhiut, të parës së drejtësisë në vend, transmeton Gazeta Insajderi.

    “…kur ne dihet që prej vitit 2002 jemi larguar nga sistemi i vjetër i punës, por që edhe tash sikurse prej vitit 2015 dikujt po i pengon sistemi amerikan i punës, i cili është i adaptuar shumë mirë me nevojat tona”, vazhdon shkresa e sindikalistëve të pakënaqur, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    Por, që nga maji i vitit të kaluar kur dokumenti i nënshkruar nga Sindikata e IML-së ka shkuar në e-mail-in e Albulena Haxhiut, nuk është marrë asnjë masë për këtë shqetësim të sindikalistëve.

    Kështu kanë konfirmuar për Gazetën Insajderi nga sindikata e IML-së.

    Ku mes tjerash për këtë shqetësim dhe për çështjet tjera të ngritura, ministria e Drejtësisë, sipas tyre s’e ka ndërmarrë asnjë veprim.

    Jo, jo nuk kemi marrë përgjigje as për këtë çështje”, kanë thënë nga kryesia e Sindikatës kur janë pyetur nga Gazeta Insajderi.

    Tutje kanë sqaruar se si janë shuar sistemet amerikane të punës.  

    Në Institutin e Mjekësisë Ligjore që nga 2005 janë themeluar shumë sektor në kuadër të sistemit europian dhe atij amerikan. Do të thotë janë largu sistemet e vjetra – janë inkorporu sistem të reja që na kanë ndihmu shumë përgjatë punës që e kemi bërë ndër vite, kanë qenë shumë të dobishme për institutin”.  

    Tani si është e mundur të gjitha këto mos me qenë funksionale, me u dëmtu dhe me u shu me projektin IPA 2”, sqaruan nga Sindikata e IML-së për Gazetën Insajderi.

    Ndryshe, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk ka reaguar deri tash për pretendimet e sindikalistëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore, institucion ky që është vënë në fokus sidomos pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit.

    Rast ky për të cilin ishin suspenduar katër zyrtarë nga punë, por pas ankesës që kishin bërë ata ishin kthyer në punë.

    © Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark